Thursday, January 23, 2014

Hyjnesha 20 kate, në fronin e Prishtinës

Hyjnesha 20 kate, në fronin e Prishtinës



“Me ne nuk keni nevojë të ëndërroni një Jetë. Me ne, ju mund ta jetoni një ëndërr”.
Kompania Arting e themeluar në vitin 2010, nga një grup i bizneseve Kosovare me renome dhe me përvojë shumëvjeçare. Sot, Arting si një ndër kompanitë më të fuqishme në Kosovë mbërthen në vete një qasje shumëdimensionale dhe multi-disiplinore; e përkushtuar gjithmonë për të përmbushur nevojat e klientëve duke ofruar SIGURI, KUALITET dhe INOVACION. Ne synojmë që në projektet tona të arrijmë shkallën më të lartë të përsosmërisë teknike dhe në të njëjtën kohë duke iu përmbajtur standardeve më të larta të praktikave të biznesit. Ne besojmë që këto tipare na bëjnë të jemi të veçantë dhe si të tillë kemi joshur njerëzit më të talentuar për tu bërë pjesë e familjes sonë.                                      
Me ne, Arti dhe Inxhinieria u dashuruan në shikim të parë.

 

KOMPLEKSI LAKRISHTE – E Bukura e Prishtinës lindi?!
Papritmas zemra e njeriut preket kur diçka e bukur lind. Njerëzit janë të lumtur dhe thonë: “Kjo është e bukur”, “dua të jem më afër saj”, “dua ta prek”, “dua të jetoj në të”.
Kjo pra është arkitektura, atëherë kur arti bëhet pjesë e krijimit të ëndrrave.
Ne e kuptuam që është koha e ndryshimit dhe ne vendosëm që të ofrojmë jo vetëm një vendbanim, por do te ofrojmë në objekt që ka personalitet, një vendbanim që do të ofrojë ngrohtësi, rehati, komoditet, një banesë ku do të ndiheni “Si në Shtëpi” .

 INFORMATA TË PËRGJITHSHME

* VENDNDODHJA    
         
Kompleksi banesor afarist “Lakrishte” gjendet në lagjen Lakrishte, në qendër të Prishtinës. blloku i banimit B1. Objekti është i ndërtuar në një sipërfaqe prej 24500 m2 në të cilën përfshihen: hapësira te banimit, hapësira afariste, garazhe nëntokësore, hapësira për blerje, konferenca, zyre, dyqane të specializuara e restorante, sipërfaqe gjelbëruese, sheshe të hapura dhe salla për qëllime të shumëfishta për fëmijë.

* KOMPLEKSI “LAKRISHTE”

Kompleksi “LAKRISHTE” është i ndërtuar në bazë të lejes urbanistike me numër 05-351-60862.
Objekti do të ndërtohet duke përfillur standardet më të larta të arkitekturës moderne të ndërtimit.

Objekti është projektuar me etazhitet -3 B + 20 kate.  
Ø  Katet -3 dhe -2 janë të dedikuara për garazhe nëntokësore
Ø  Kati -1 ka 1760m2 dhe është i dedikuar për afarizëm siç mund të jenë dyqane të specializuara, supermarkete etj.
Ø  Kati Përdhes e deri në katin e 5-të janë  të dedikuara për afarizëm / administratë dhe si sipërfaqe totale janë 7000 m2.
Ø  Kati i parë i banimit fillon nga kati i 6-të e deri në katin e 20-të. Ku gjithsej janë 73 njësi banesore.

* KARAKTERISTIKAT
               
Ø  Kompleksi posedon 6 Ashensorë – 2 ashensorë për banorët plus 2 ashensorë tjerë për bartjen e mobileve dhe gjësendeve tjera si dhe 2 ashensorë të tjerë në shërbim të hapësirave afariste.
Ø  Objekti do të furnizohet me ujë 24 orë.
Ø  Gjeneratori i objektit me kapacitet të lartë mundëson funksionimin e ashensorëve dhe ndriçimit të përbashkët edhe në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike.
Ø  Hapësirat e brendshme janë të sigurta me dyer kryesore të blinduara dhe të mbrojtura kundër zjarrit. Ndërsa dyert e brendshme me dru të fortë, me dizajn të rrafshët modern dhe me ngjyrë në të dyja anët.
Ø  Rrezet e ndritshme të diellit do shpërndahen kudo nëpërmjet dritareve të gjata gjermane me profile PVC dhe xhama të dyfishtë me izolim termik.
Ø  Hapësira kompakte me ndjeshmëri të ngrohtë, me parket të cilësisë së parë, në tryezari dhe dhoma gjumi.
Ø  Izolimi zanor si element kyç në banimin kolektiv të ne merr rol të veçante, andaj jemi kujdesur që ky izolim të jetë shumë specifik si në muret anësorë ashtu edhe të dyshemesë.
Ø  Pllakat e qeramikës në vendet përkatëse do të jenë të kualitetit të lartë gjegjësisht të rezistueshme ndaj temperaturave të larta dhe të ulëta dhe rrëshqitjes.
Ø  Duplekset (apartamentet me dy kat) do jenë një formë e veçantë e organizimit të hapësirës. Dupleksi jep edhe mundësi shumë të mirë për një dizejnim të veçantë të enterierit, pasi që përbrenda ka edhe shkallët e brendshme që i japin apartamentit tuaj një imazh metropolitan.
Ø  Objekti do të ketë recepsionin dhe do të ketë të organizuar menaxhimin e vazhdueshëm 24 orësh të mirëmbajtjes, sigurimin fizik të objektit, ngrohjen qendrore, pastrimin e hyrjeve brenda dhe jashtë, mirëmbajtja e dritave, të përbashkëta etj. 
Ø  Sistemi SMART / i Zgjuar i menaxhimit të shumë pjesëve kyçe të apartamentit do të ju bëjë jetën më të lehtë. Ju do te keni mundësi që roletat tuaja ti mbyllini dhe ti hapni me telekomandë nga shtrati juaj.
Ø  Qendër Fitnesi, SPA dhe qendra e Pastrimit Kimik


* METODAT DHE KUSHTET E PAGESËS:

v  Metoda 1

a.    Me para të gatshme blerësi përfiton 10 % zbritje. 

v  Metoda 2

“Arting” ofron shitjen e banesave me këste deri në përfundim të ndërtimit,

a.     40% të shumës paguhen në momentin e nënshkrimit të kontratës,
b.    40% të pagesës në momentin e përfundimit të ndërtimit të vrazhdë,
c.    20% me rastin e dorëzimi të çelësave,

v  Metoda 3

Kompania Arting ofron shitjen e banesave në Prishtinë, në Bllokun B1 – Kompleksi Lakrishte, 
Arting ka marrëveshje me “ Raiffeisen Leasing” përmes leasingut edhe deri në 20 vite. Banesa e blerë mund të lihet hipotekë (peng) nga ana e blerësit deri në përfundimin e të gjitha kësteve për pagesë.
Këtë ofertë mund ta gëzojnë edhe Kosovarët që jetojnë në diasporë, e që kanë marrëdhënie pune apo të ardhura të dokumentuara për bankën

v  Metoda 4

Arting ofron shitjen e banesave me këste deri në dorëzimin e banesës me çelësa pa interes.

a.    10 % e shumës totale paguhet me rastin e nënshkrimit të kontratës,
b.    90 % e shumës paguhet me këste mujore, pa interes për 36 Muaj.
                     

      Arting - The fine Art Of Engineering!